Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Një 31-vjeçar nga Swindon, në jug të Anglisë, është paraqitur në gjykatë në Londër, pasi akuzohet se ka kaluar informacione për fabrikat e prodhimit të dronëve te persona të lidhur me inteligjencën ushtarake ruse. Joshua Cammidge është akuzuar për dy vepra penale në bazë të Ligjit britanik për Sigurinë Kombëtare. Prokuroria e akuzon për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjence dhe për përgatitje për kryerjen e një akti sabotazhi. Sipas akuzave, Cammidge ka dërguar pamje nga Google Maps, ku kishte shënuar vendndodhjen e një fabrike dronësh dhe katër objekte të tjera që lidhen me prodhimin e tyre në Swindon. Prokurorët thonë gjithashtu se 31-vjeçari kishte ofruar të kryente vetë një akt sabotazhi. Ai dyshohet se kishte kërkuar informacione për një pajisje që mund të...