Spitalet publike pasurohet me mjekë dhe infermierë të rinj, investim te profesionalizmi dhe shërbimi ndaj pacientit

Spitalet publike pasurohet me mjekë dhe infermierë të rinj, investim te profesionalizmi dhe shërbimi ndaj pacientit

Spitalet publike dhe ato rajonale në të gjithë vendin po vijojnë të fuqizohen me ekipe të reja mjekësh dhe infermierësh, duke sjellë në strukturat shëndetësore energjinë, përgatitjen dhe profesionalizmin e brezit të ri, në bashkëpunim me përvojën e stafit ekzistues. Përfshirja e profesionistëve të rinj në sistemin publik shëndetësor nuk përfaqëson vetëm një proces punësimi. Ajo është një mundësi e rëndësishme për formimin e tyre praktik, duke i vendosur drejtpërdrejt përballë realitetit të përditshëm të kujdesit shëndetësor dhe problematikave konkrete me të cilat përballen pacientët. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se tetë profesionistë të rinj i janë bashkuar stafit të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve njerëzore të një prej strukturave më...