Spitalet europiane përgatiten për luftë: në gatishmëri për sulme me raketa, armë kimike e biologjike
Spitalet europiane përgatiten për luftë dhe në gatishmëri nuk po vihen vetëm ushtritë, por edhe sistemet shëndetësore. Sulmet me raketa, armët kimike e biologjike dhe rreziku i viruseve të krijuara me inteligjencë artificiale po shtojnë shqetësimin e ekspertëve të NATO-s. Ndërkohë, qeveritë europiane po rritin shpenzimet ushtarake dhe po forcojnë krahun lindor të aleancës. Sipas tyre, përgatitja për luftë nuk mund të kufizohet vetëm te ushtritë. Një konflikt i madh mund të shkaktojë një numër masiv viktimash dhe të vendosë nën presion të paprecedentë spitalet, furnizimin me ilaçe dhe personelin mjekësor. Spitalet, mjekët dhe infrastruktura shëndetësore po përballen me nevojën për t'u përgatitur për skenarë ekstremë, nga sulmet me raketa dhe dronë deri te përdorimi i armëve kimike, biologjike dhe bërthamore, raporton Newsmax Balkans. Në...
Burimi:
kohajone.com