Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët
“Ish-avokatja” e Ramës, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend gjatë seancës ku po diskutohej reforma territoriale, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për lista të hapura dhe për një Parlament ku deputetët të kenë vokacion politik, e jo të jenë thjesht servilë. Spiropali shkoi edhe më tej, duke pranuar për herë të parë publikisht se nuk është normale që pothuajse të gjitha bashkitë e vendit të kontrollohen nga Partia Socialiste. Në të njëjtën kohë, ish-ministrja nuk harroi t’u jepte këshilla edhe deputetëve të opozitës. “Reformojeni PD-në”, ishte mesazhi i saj për demokratët.
Burimi:
gijotina.com