Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
Zbardhen të tjera detaje nga përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pas kërkesës së Ramës për përjashtimin e saj nga PS-ja, ish-ministrja dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar me tone të forta para socialistëve, duke kundërshtuar akuzat dhe duke deklaruar se me veprimet e saj nuk ka turpëruar Partinë Socialiste. Në fjalën e saj përpara anëtarëve të Asamblesë, Spiropali mësohet të ketë deklaruar se brenda Partisë Socialiste ka persona që kanë abuzuar me pushtetin, duke lënë të kuptohet se kritikat e saj nuk mund të konsiderohen si një akt kundër partisë. “Me veprimet e mia nuk e kam turpëruar Partinë Socialiste. Ndër ne ka që kanë abuzuar me pushtetin....
Burimi:
argjiroja.net