Spiropali: Do të tentoj të hyj me forcë në mbledhjen e grupit të PS

Spiropali: Do të tentoj të hyj me forcë në mbledhjen e grupit të PS

Edhe pse u përjashtua nga grupi i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali thotë se do të tentojë të hyjë me forcë në mbledhje e grupit parlamentar. “Për ata që duan ta mbyllin derën me forcë, ndoshta do të jetë hera e parë në histori që një grua të tentojë të hyjë në një mbledhje e shoqëruar nga policia. Kolegët e mi sot janë të turpëruar nga ai vendim pa vendim. Janë të turpëruar. Kam komunikuar me të gjithë kolegët. Edhe Taulantin e kam shok, por çështja qëndron te modeli. Ky është një akt i dhunshëm dhe arbitrar, që nuk reflekton asnjë lloj legjitimiteti, por vetëm arbitraritet të pastër”-tha Spiropali.