Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3
Është mbyllur java hapëse, në Kategorinë e Parë. Besa dhe Flamurtari ndanë pikët mes tyre, pas një barazimi spektakolar me rezultatin 3-3. Kavajasit kaluan në avantazh 3-1, por vlonjatët ia dolën të rikuperojnë dhe u larguan me një pikë. Vendimtar ishte një supergol i Lushajt në minutat shtesë nga goditja e dënimit, që i hoqi fitoren Besës dhe i dhuroi barazimin Flamurtarit. Në ndeshjet e tjera, Kastrioti barazoi 2-2 ndaj Burrelit në transfertë, ndërsa Korabi triumfoi 1-0 ndaj Orikut me një gol në fund.
Burimi:
javanews.al