Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun dhe Arsenalin
Katër sfidat e mbrëmjes në orën 21:00 në Champions League kanë dhuruar një tjetër natë të madhe futbolli, me rezultate që tërhoqën vëmendjen dhe me disa skuadra pretendente që dolën me pikë të plota. Liverpooli mori një fitore të rëndësishme ndaj Atletico Madridit, duke triumfuar 2-1 në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në fund. Të kuqtë arritën të menaxhonin avantazhin dhe siguruan një nisje pozitive në këtë aventurë europiane. Një fitore bindëse regjistroi edhe Paris Saint-Germain, që nuk pati shumë probleme përballë Slovan Bratislavës. Kampionët francezë shënuan plot gjashtë gola dhe e mbyllën takimin me një sukses të thellë 6-1, duke dhënë një sinjal të fortë që në ndeshjen e parë. Në Portugali, Sporting Lisbona zhvilloi një paraqitje të mirë dhe mposhti...
Burimi:
vizionplus.tv