Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas vendimit të Speciales, si mbrojtja ashtu edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë tashmë afat deri më 27 nëntor 2026 për të dorëzuar njoftimin lidhur me hapat që do të ndërmarrin në shkallën e dytë të procesit. Mbrojtja kishte kërkuar që afati të shtyhej deri më 15 dhjetor 2026, duke e argumentuar kërkesën me gjatësinë dhe kompleksitetin e aktgjykimit të shkallës së parë. Një tjetër argument i mbrojtjes ishte mungesa e përkthimit të aktgjykimit në gjuhën shqipe, ndërsa të akuzuarit nuk kanë mundësi...