Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon procesin e përmirësimit të regjistrit kadastral dhe saktësimit të hartave në territorin e Bashkisë Himarë, duke u ndalur këtë herë në fshatin Piqeras. Procesi synon përmirësimin e të dhënave kadastrale dhe krijimin e një pasqyre sa më të saktë të pasurive të paluajtshme, përmes evidentimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin kadastral dhe hartat përkatëse. “Për këtë proces, ASHK kërkon bashkëpunimin me banorët e zonës. Kontributi i tyre është i rëndësishëm për identifikimin e saktë të pasurive, verifikimin e të dhënave dhe plotësimin e informacionit të nevojshëm për një proces sa më të plotë dhe të besueshëm. Përmirësimi i regjistrit kadastral dhe saktësimi i hartave përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë juridike mbi pronën, shmangies së...
Burimi:
javanews.al