Spanjë, polemika për Yamal. Akuzohet se i “përzgjedh” ndeshjet, De la Fuente e mbron

Spanjë, polemika për Yamal. Akuzohet se i “përzgjedh” ndeshjet, De la Fuente e mbron

11 Nëntor 2026 14:12 Alfred Lleshi Lamine Yamal është vënë në qendër të kritikave në Spanjë, pas vendimit për të mos luajtur kundër Republikës Çeke, për shkak të një shqetësimi në gju të pësuar në ndeshjen e fituar ndaj Atlético Madridit. Sulmuesi i Barcelonës pritet t’i bashkohet grupit të Luis de la Fuentes të premten dhe të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës kundër Anglisë. Vendimi ka shkaktuar polemika, pasi disa e kanë interpretuar si një përpjekje për ta ruajtur Yamal vetëm për ndeshjen më prestigjioze. “Nëse nuk je i gatshëm të luash të enjten, nuk duhet të jesh as të dielën. Je i dëmtuar? Atëherë nuk vjen fare. Nuk më pëlqen kjo përzgjedhje sipas dëshirës”, – deklaroi gazetari Edu Aguirre. Edhe Miguel Talavera...