Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja ka kthyer në Marok disa emigrantë nga Afrika Subsahariane dhe Azia, të cilët arritën në enklavën spanjolle të Ceutës. Emigrantët u refuzuan për azil teksa ky është deportimi i parë i këtij lloji nga enklava që nga një kalim masiv kufitar në korrik. Ministria e Brendshme tha se grupi ishte dërguar përsëri në Marok pasi ra dakord t’i priste dhe ata mbetën në territorin maroken për momentin. Ajo nuk pranoi të jepte numra ose kombësi, por organizatat bamirëse për migrantët dhe të drejtat e njeriut që veprojnë në Ceuta thanë se 16 persona nga Senegali, Nigeria, Jemeni, Kameruni dhe Bangladeshi u deportuan. OJQ-të pretendojnë se kthime të tilla nuk marrin parasysh rreziqet që lidhen me trajtimin e emigrantëve nga vendet e tjera nga Maroku...