Spalletti me “dhimbje koke” para përballjes ndaj Milanit, bardhezinjtë me kapacitet të reduktuar
6 Shtator 2026 15:54 Telesport Juventus do të ndeshet sonte në mbrëmje në Torino ndaj Milanit, në supersfidën e javës së tretë në Serie A. Bardhezinjtë vijnë me kapacitet të reduktuar për këtë përballje, ku do të mungojnë plot 8 lojtarë. McKennie dhe Andrea Cambiaso nuk janë rikuperuar nga lëndimet e fundit. Tashmë dihet që Khephren Thuram dhe Kenan Yildiz do të mbeten jashtë fushave për disa muaj me radhë. Jashtë skuadrës së sotme është lënë edhe Arkadiusz Milik, i cili gjithashtu nuk është i disponueshëm për përballjen ndaj Milanit. Tre lojtarët e tjerë që nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së sotme janë Juan Cabal dhe nënshkrimet e verës Jeff Ekhator dhe Pape Matar Sarr, ndërsa Nick Woltemade është përfshirë në listën e...
Burimi:
telesport.al