Spalletti: E dimë çfarë duhet të përmirësojmë. Conte si “hije” mbi të? Disa zëra nuk më habisin

Spalletti: E dimë çfarë duhet të përmirësojmë. Conte si “hije” mbi të? Disa zëra nuk më habisin

Juventusi kërkon të reagojë menjëherë pas humbjes së rëndë ndaj Sassuolos. Para debutimit në shtëpi në “Europa League” kundër NEC, Luciano Spalletti analizoi gabimet: “Jemi të vetëdijshëm se ka gjëra për t’u përmirësuar. I kemi analizuar thellë, duke përcaktuar ato që duhen korrigjuar. Duhet të jemi më kompaktë për t’iu hequr kundërshtarëve linjat e pasimit dhe të kuptojmë kur duhet t’u hidhemi përpara. Në fund, gjithçka lidhet me mënyrën si e interpreton situatën. Ritmi mendor bën diferencën. Duhet të mbajmë një ritëm të caktuar për të mbërritur të parët dhe për t’i anticipuar kundërshtarët”. Për Koopmeiners: “Është lojtar i rëndësishëm për ne. Presim prej tij të tregojë nivelin e lartë që ka. Gjatë ndeshjes duhen marrë vendime individuale dhe ai duhet të tregojë çfarë di...