SPAK zgjeron hetimet për Belinda Ballukun, sekuestrohet vila në Green Coast

SPAK zgjeron hetimet për Belinda Ballukun, sekuestrohet vila në Green Coast

SPAK ka zbuluar fakte të reja penale në hetimin ndaj Belinda Ballukut dhe ka kërkuar sekuestrimin e një vile në kompleksin “Green Coast”, në Palasë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Balluku dyshohet se ka përfituar investime në vilë në këmbim të favorizimit të kompanisë “Alko Impex General Construction” në tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fond limit rreth 2.35 miliardë lekë. SPAK pretendon se vila është fshehur përmes veprimeve fiktive dhe është regjistruar në emër të shtetasit Igli Tare. Përveç Ballukut, përfshihen në hetim edhe biznesmeni Arbër Abazi, Igli Tare dhe shoqëria “Alko Impex General Construction”. Me vendimin nr. 591, datë 9 shtator 2026, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi vilën 478 m² në Green Coast. Hetimet vijojnë. Të...