SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës, në fokus 7 anëtarë të komisionit
SPAK ka vendosur të zgjasë me tre muaj hetimet për çështjen e Aeroportit të Vlorës, duke e shtyrë afatin e hetimit deri më 23 nëntor 2026. Prokurorët e Posaçëm kanë vlerësuar se nevojiten veprime të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e dhënies së koncesionit dhe për të përcaktuar nëse gjatë procedurës janë kryer shkelje penale. Në hetim janë shtatë anëtarë të komisionit që ka shqyrtuar procedurën e koncesionit, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”. Sipas dokumenteve të bëra më herët publike nga SPAK, dyshohet se konsorciumi që fitoi koncesionin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës mund të jetë favorizuar gjatë procesit të tenderimit. Në fokus të hetimit është bashkimi i shoqërive Mabco Construction, Yda Group dhe 2A GROUP,...
Burimi:
ntv.al