SPAK zbardh skemën e Ballukut: Pasi fitoi tenderin e Unazës, Arbër Abazi i ndërtoi vilën në Palasë

SPAK zbardh skemën e Ballukut: Pasi fitoi tenderin e Unazës, Arbër Abazi i ndërtoi vilën në Palasë

SPAK ka zbardhur detaje të reja nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje mes favorizimit të një kompanie në një tender publik dhe investimeve të kryera në vilën që Prokuroria pretendon se i përket faktikisht ministres. Sipas SPAK, Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”, ka marrë përsipër investime për përfundimin e vilës në kompleksin “Green Coast” në Palasë, me vlerë që sipas preventivit shkon nga rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro. Kompania e tij ishte pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që fitoi tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fond limit rreth 2.35 miliardë lekë pa TVSH. SPAK dyshon se Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka favorizuar...