“SPAK po mbron Padrinon…”, Berisha sulmon edhe PS: I patë fytyrat e atyre në Asamble?!
Kreu i PD-së Sali Berisha u paraqit edhe sot më 16 nëntor përpara SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për çështjen Partizani. Berisha në fjalën e tij ka sulmuar institucionin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Kryedemokrati tha se SPAK është bërë avokaturë speciale për kryeministrin Rama. “Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama. Mos e harroni pra, ASKKR. I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë”, tha Berisha. Më tej, akuzoi kryeministrin Rama për vjedhje marramendëse, si dhe theksoi se fundi...
Burimi:
javanews.al