No Image Available

SPAK njoftim zyrtar: Ja për çfarë akuzohet Vlora Hyseni dhe Ilir Proda

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar mbi masat e sigurisë të caktuara në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ku në fokus është edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Ndaj Hysenit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Sipas SPAK, ajo po hetohet për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masat ndaj Hysenit nuk janë ekzekutuar, pasi ajo ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë. Në kuadër të të njëjtit hetim, Gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” edhe për dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për Fatjon Kalluçin, shef i laboratorit shkencor të Policisë në Tiranë, dhe një punonjës të një biznesi në...