SPAK në sulm: Arreston drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni dhe kontroll banese te ish kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda. SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Prodës. Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal. Proda është ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, i cili u shkarkua nga detyra më 1 mars 2026 pas protestave të opozitës. Ai mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 2 tetor 2024, pasi ka shërbyer më parë si drejtor i Policisë së Elbasanit dhe në pozicione të tjera drejtuese në Tiranë e rrethe. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit...
Burimi:
kohajone.com