SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën

SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj Ervin Matës, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Pas rreth tre vitesh veprime hetimore, SPAK ka ngritur ndaj Matës akuzat për “Trafikim të narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Hetimet janë kryer nga shefi i Seksionit për Krimin e Organizuar në SPAK, Vladimir Mara. Ervin Mata u arrestua në prill në Ilha Bela të Brazilit. Ai përdorte dokumente angleze, të vlefshme deri në 2030, për t’iu fshehur autoriteteve pasi nda tijj ishte lëshuar një urdhër-arrest nga...