SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, dosja shkon në Gjykatë

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, dosja shkon në Gjykatë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për çështjen penale ndaj Belinda Ballukut dhe ditën e sotme do të dërgojë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) kërkesën për gjykimin e saj. Lajmi u bë i ditur nga kreu i SPAK, Klodian Braho, i cili njoftoi se në hetimin e kësaj çështjeje janë angazhuar dy prokurorë dhe 10 hetues. “Ju njoftojmë përfundimin e hetimeve të çështjes penale për Belinda Ballukun. Sot çështja dërgohet në gjykatë. Janë angazhuar dy prokurorë dhe 10 hetues. I falënderoj për punën dhe profesionalizmin që kanë treguar”, deklaroi Braho. Ndërkohë, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, bëri të ditur se hetimet lidhen me dyshimet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe fshehje pasurie.