SPAK mbyll hetimet mbi Ervis Berberin, merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

SPAK mbyll hetimet mbi Ervis Berberin, merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet në kuadër të dosjes së njohur si “Balluku”, duke mbyllur edhe procedurat hetimore për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, i cili është një nga personat e marrë të pandehur në këtë çështje. Berberi është një prej ish-zyrtarëve të lartë të përfshirë në hetimet që lidhen me procedurat e prokurimit publik për disa prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, mes tyre Tuneli i Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Më 28 tetor, SPAK njoftoi për përfundimin e hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 25 personave të tjerë të përfshirë në të njëjtin procedim penal. Të pandehurit janë njohur me përfundimet e hetimit dhe tashmë pritet të përfundojnë afatet procedurale për paraqitjen...