SPAK i caktoi arrest shtëpie, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO, prokurorët marrin në pyetje dhe dy të arrestuarit e tjerë
Fatjon Kalluçi, Vlora Hyseni dhe Embro Sulejmani TIRANË- Ish-drejtuesja e SHISH e cila ndodhet në masën “arrest shtëpie”, Vlora Hyseni do të merret në pyetje ditën e nesërme në ambientet e GJKKO-së. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila përmes një njoftimi publik njofton se Hyseni së bashku me Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin, të dy persona nën hetim dhe nën masën "arrest me burg" do të merren në pyetje nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Seanca për Vlora Hysenin pritet të nisë në orën 12:00, ndërsa Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani do të dëshmojnë para prokurorëve në orën 09:00. Njoftimi i plotë: “Nisur nga me...
Burimi:
zeri.ai