Spahia: Nuk ka shërbim prove për ata që vjedhin të ardhmen tonë, Benet Beci duhet të largohet

Spahia: Nuk ka shërbim prove për ata që vjedhin të ardhmen tonë, Benet Beci duhet të largohet

Deputeti PD, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër ndaj çështjes së Benet Becit, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i Bashkisë Shkodër, ndëshkimin ligjor dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme. Spahia dënon përpjekjet për të relativizuar korrupsionin me argumentin se ‘të gjithë vjedhin’, duke theksuar se përgjegjësia ka emra dhe fakte konkrete. ‘Nuk ka shërbim prove për ata që vjedhin të ardhmen tonë’, shprehet Spahia, duke kërkuar drejtësi, ndëshkim dhe largimin e abuzuesve nga çdo zyrë e shtetit. Reagimi i deputetit Bardh Spahia: Sot qytetarët meritojnë vetëm një provë: dënimin dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të atyre që i vjedhin! Kryefjalë e ditës së sotme do të duhej të ishte largimi i Benet Becit nga drejtimi i Bashkisë Shkodër, duke marrë përgjegjësinë ligjore, politike...