Spahia: Kur Belinda u kërkonte shqiptarëve të kursenin energjinë, kupola e pushtetit pasurohej me vila luksoze
Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reaguar për hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të qeverisë, duke akuzuar mazhorancën për korrupsion dhe mbrojtje politike. Spahia sjell në vëmendje thirrjet e Belinda Ballukut për kursimin e energjisë, ndërsa akuzon kupolën e pushtetit se pasurohej përmes tenderave dhe skemave të dyshuara të pastrimit të parave. Duke iu referuar sekuestrimit të dy vilave në Dhërmi dhe Palasë, ai kërkon që hetimet të vijojnë dhe që çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme t’u kthehet qytetarëve. Sipas Spahisë, ‘koha e pandëshkueshmërisë po numëron ditët e fundit’, ndërsa drejtësia duhet të veprojë pa pengesa politike. Reagimi i deputetit Bardh Spahia: Kur Belinda Balluku u kërkonte qytetarëve shqiptarë të fiknin dritat e shtëpive për të ‘kursyer’, e vërteta ishte krejt tjetër....
Burimi:
syri.net