SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë
SpaceX ka kryer të hënën, më 28 shtator, një nga testet më të rëndësishme të programit Starship, me anijen gjigante kozmike që synon të përfundojë për herë të parë një fluturim orbital. Starship u nis në orën 14:48 sipas kohës tonë nga baza e SpaceX në Starbase, në Teksasin Jugor. Ky është fluturimi i 14-të i Starship që nga testi i parë në prill 2023. Deri tani, të gjitha fluturimet e Starship kanë qenë suborbitale, pra anija ka arritur në hapësirë, por pa fituar shpejtësinë e nevojshme për të qëndruar në orbitën e Tokës, e cila është rreth 28 mijë kilometra në orë. Me një lartësi totale prej rreth 124 metrash, Starship konsiderohet raketa më e madhe dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë. Sistemi...
Burimi:
javanews.al