Sot zgjedhjet në Izrael! Netanyahut ‘lufton’ për të qëndruar në pushtet përballë Eisenkotit

Sot zgjedhjet në Izrael! Netanyahut ‘lufton’ për të qëndruar në pushtet përballë Eisenkotit

Gadi Eisenkot dhe Benjamin Netanyahu IZRAEL-Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që mund t’i japin fund sundimit dhjetëvjeçar të Benjamin Netanyahut. BBC shkruan se sipas raportimeve, rreth 70 mijë izraelitë janë kthyer nga jashtë vendit për të votuar, ndërsa rreth gjysmë milioni qytetarë do të votojnë për herë të parë. Sondazhet e publikuara të premten tregojnë një garë të ngushtë mes kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu dhe ish-shefit të ushtrisë, Gadi Eisenkot, për postin e kryeministrit. Netanyahu, pavarësisht rënies së tij të ndjeshme, mban një bazë të fortë elektorale dhe, mbi të gjitha, një rrjet aleancash politike që i lejon atij të pretendojë vendin e tij në pushtet, edhe nëse Likud nuk del si partia kryesore.  Gadi Eisenkot, drejtuesi...