“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë
“Rroftë rinia e lirë. Sot vendosim ne!” është mesazhi i banderolës së shpalosur sot nga studentët në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku ka nisur protesta e tyre, e mbështetur edhe nga pedagogët. Tubimi zhvillohet ndërsa Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe kërkesat e tyre. Studentët kundërshtojnë dialogun e propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë. Pedagogët i janë bashkuar protestës në mbështetje të të rinjve, ndërsa bojkoti i shpallur nga sindikata vijon deri në një njoftim të dytë.
Burimi:
gijotina.com