Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët mblidhen para Gjykatës Penale
Protestuesit e arrestuar të martën pritet që sot të njihen me masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej kreu i qeverisë Edi Rama. Ndërkohë në mbështetje të tyre para Gjykatës Penale janë mbledhur qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për lirimin e tyre. Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar dhe ka kërkuar ndalimin e asaj që ajo e cilëson si dhunë policore gjatë protestave. Vatnikaj tha se protestuesit kanë qenë të shqetësuar për mënyrën se si janë kryer arrestimet, duke theksuar se nga pamjet e publikuara numri i efektivëve të policisë ka qenë më i madh se ai i protestuesve. “Duam lirimin e protestuesve dhe ndalimin e dhunës policore. Ata kanë qenë...
Burimi:
gijotina.com