Sot skadon afati për zgjedhjen e presidentit! Nëse dështon votimi, Kosova shkon në zgjedhje

Sot skadon afati për zgjedhjen e presidentit! Nëse dështon votimi, Kosova shkon në zgjedhje

Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot një seancë vendimtare, në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Afati kushtetues skadon pikërisht këtë të martë, duke e kthyer seancën në një moment kyç për zhvillimet politike në Kosovë. Ndërkohë, në orën 09:00, protestuesit do të rikthehen para godinës së Kuvendit, ku do të kërkojnë votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kuvendi i Kosovës i miratoi dje, në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja, por nuk u votuan në votim të dytë. Nisma parashikon, ndër të tjera, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burg, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme dhe që dënimet të...