Sot seancë për ndarjen e re territoriale, PD ka paralajmëruar protestë brenda e jashtë Kuvendit
Mblidhet sot Kuvendi, ku pritet të votohet për hartën e re territoriale të Shqipërisë. Opozita e kundërshton variantin e mazhorancës, e cila e ndan vendin në 46 bashki, dhe ka paralajmëruar protestë brenda e jashtë sallës së Kuvendit. Në të njëjtën kohë së nis seanca, qytetarët do të mblidhen sërish përreth Parlamentit. Policia është vendosur në terren, duke nisur nga Xhamia e Namazgjasë deri te Ministria e Brendshme, ndërsa është bllokuar edhe hyrja e parlamentit. Veç këtyre zhvillimeve, rendi i ditës parashikohet të jetë mjaft i ngjeshur, me 4 interpelanca, një me kërkesë të PD për ministrin e Brendshëm lidhur me proporcionalitetin e reagimit të policisë ndaj protestuesve. Dy të tjera, një e kërkuar nga socialisti Ermal Pacaj dhe një nga kreu i grupit të...
Burimi:
kohajone.com