Sot protestë Kombëtare! Qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Sot protestë Kombëtare! Qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

pamje nga protestat e kaluara TIRANË- Në Tiranë sot pritet të zhvillohet protestë kombëtare kundër qeverisë. Në kuadër të strategjisë së re të organizimit, protestuesit kanë paralajmëruar një tubim kombëtar sot në orën 14:00. Tubimi pritet të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, për të vijuar më pas te Kryeministria gjatë orëve të mbrëmjes. Pjesë e protestës pritet të bëhen studentë dhe qytetarë të tjerë. Grupimi “Studentët në protestë” ka deklaruar gjithashtu se do të mbështesë edhe protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, pavarësisht se kur organizohen. Pak ditë më parë, protestuesit njoftuan ndryshimin e strategjisë së organizimit. Ata do të zhvillojnë protesta kombëtare dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00.   “Pas më shumë se 150 ditësh protestë të...