Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

Kontrolle të shtuara policore janë regjistruar në Rrugën e Arbrit, në kuadër të masave të marra për protestën kombëtare të ditës së sotme, së cilës pritet t’i bashkohen të rinj dhe qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit. Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë dislokuar pranë hyrjes së tunelit të Murrizit, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve në drejtim të Tiranës. Efektivët kanë ndaluar disa automjete për verifikim, për shkak të dyshimeve se në to mund të udhëtonin persona që mund të shkaktonin incidente gjatë protestës. Megjithatë, deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë dhe nuk janë identifikuar persona që paraqesin rrezik për sigurinë, sipas informacionit të bërë të ditur. Ndërkohë, qytetarë nga qarku i Dibrës po udhëtojnë kryesisht me automjete...