Sot protesta kombëtare! Diaspora në ditën 105 zbret në shesh, autokolona e emigrantëve shqiptarë ndalohet në Mal të Zi
PAMJET Në KUFI TIRANË-Sot mbahet protesta e 105-të kombëtare kundër projetve të ndërtimit në Zvërnec, Ishullin e Sazanit dhe kundër qeverisë dhe çdo partie tjetër, përfshirë opozitën. Tubimi, i cili është parashikuar të nisë në orën 19:30, pritet të mbledhë sërish qytetarë nga Tirana dhe qytete të ndryshme të vendit, ndërsa protestës do t’i bashkohet edhe diaspora shqiptare. Nga Anglia, protestuesit shqiptarë njoftuan nisjen e një autokolone me automjete drejt Shqipërisë, e cila do të përshkojë disa vende europiane për të mbërritur në kryeqytet. Por emigrantët të cilët po udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të 12 shtatorit, janë ndaluar nga forcat speciale të Malit të Zi, në kufi me Bosnjën. Pamjet e ndara në rrjet tregojnë autokolonat e shqiptarëve të ndaluan në kufi.
Burimi:
zeri.ai