“Sot nuk mbyllet beteja ime”, Kushtetuesja i rrëzoi ankimimin për burgosjen, Salianji: Drejt Gjykatës së Strasburgut

“Sot nuk mbyllet beteja ime”, Kushtetuesja i rrëzoi ankimimin për burgosjen, Salianji: Drejt Gjykatës së Strasburgut

Gjykata Kushtetuese per 2 vjet me radhë e vonoi çështjen time. E paralajmërova se kjo do të ndodhte sepse duan të më mbajnë larg zgjedhjeve lokale, dhe zvarritja e deritanishme po pengonte ndjekjen e rrugës ligjore deri në Gjykatën e Strasburgut. Sot, më në fund, dhanë vendimin, edhe pse me arsyetimin absurd se “liria e shprehjes është cenuar, por masa është proporcionale”.Një logjikë që pranon cenimin e një të drejte, por përpiqet ta justifikojë atë me proporcionalitetin e ndëshkimit! E kam thënë që në fillim: drejtësia nuk mund të jetë e pavarur vetëm në letër. Kur gjyqtarët u nënshtrohen presioneve, shantazheve apo ndikimeve të paligjshme, humb qytetari dhe fiton pushteti. Keshtu ndodh kur gjyqataret emerohen me cene, dikush spiun, dikush me video perverse e dikush...