Sot nis Hardh Fest 2026, tri ditë festë e rrushit dhe verës në Rahovec

Sot nis Hardh Fest 2026, tri ditë festë e rrushit dhe verës në Rahovec

Sot, e premte, 4 shtator, në Rahovec nis edicioni i sivjetëm i Hardh Fest, festivali më i madh i vjeljes së rrushit në Kosovë, i cili do të zgjasë deri të dielën, më 6 shtator. Festivali hapet në orën 11:00 me Karnavalin e Vreshtarëve, parakalimin tradicional të vreshtarëve dhe mekanizmave bujqësorë nëpër qytet, i ndjekur nga prerja ceremoniale e kalaveshit të parë të rrushit, që shënon fillimin zyrtar të vjeljes në Rahovec. Po sot hapet edhe Hardh Panairi, ku prodhues nga e gjithë Kosova do të prezantojnë rrushin, verën, rakinë dhe produktet gastronomike. Programi vazhdon me garat tradicionale të vjeljes së rrushit, „Hardh Cut“, si dhe garën „Vrapo me Ven’“. Programi artistik i natës së parë nis me Mjeshtrin e Madh Vendim Kapaj dhe ISO...