Sot në ditën e 99-të të protestës, qytetarët pritet të rikthehen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimin

Sot në ditën e 99-të të protestës, qytetarët pritet të rikthehen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimin

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 99-të, duke shënuar një nga ciklet më të gjata të qëndresës qytetare të muajve të fundit. Edhe sot, qytetarët pritet të rikthehen përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin dhe duke përsëritur kërkesat që, pas afro njëqind ditësh, mbeten të pandryshuara. Në qendër të protestës qëndron kërkesa për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një kabineti tranzitor, si një mënyrë që protestuesit e konsiderojnë të nevojshme për t’i hapur rrugë një ndryshimi të kursit politik dhe institucional. Përtej kërkesës për ndryshimin e qeverisë, protestuesit kanë artikuluar edhe kundërshtime të drejtpërdrejta ndaj disa politikave dhe ligjeve të miratuara gjatë qeverisjes aktuale. Ndër kërkesat e tyre është tërheqja e...