Sot në Bibliotekën Kombëtare, mbrëmje kushtuar poezisë shqipe dhe përkthimit në gjermanisht
Një mbrëmje kushtuar poezisë shqipe dhe rrugëtimit të saj drejt lexuesit gjermanofolës do të mbahet sot, më 4 nëntor, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, duke filluar nga ora 18:00. Në këtë aktivitet do të ketë lexime poetike dhe biseda me autorët Dr. Blerina Rogova-Gaxha dhe Arben Idrizi, si dhe me përkthyesen e njohur Dr. Zuzana Finger. Diskutimi do të moderohet nga Dr. Blerta Ismajli. Përmes këtij takimi synohet të trajtohet poezia shqipe në raport me përkthimin në gjermanisht, sfidat e bartjes së gjuhës poetike dhe mundësitë e prezantimit të letërsisë shqipe përtej kufijve gjuhësorë. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë live dhe një pritje për të pranishmit, ndërsa aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ngjarja organizohet nga Ambasada Gjermane në...
Burimi:
kultplus.com