Sot Maratona e Tiranës me 5800 garues, ja rrugët e kryeqytetit ku nuk do të lejohet qarkullimi
Sot në orën 08:00 nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në kryeqytet, ku do të marrin pjesë rreth 5,800 garues. Risia e këtij viti është përfshirja e garës prej 5 kilometrash, duke krijuar më shumë mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfshirjen e një numri më të madh vrapuesish në këtë aktivitet. Për organizimin e maratonës janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve. Maratona do të sjellë kufizime të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Deri në orën 16:00, një pjesë e madhe e akseve kryesore të kryeqytetit do të jenë të bllokuara,...
Burimi:
syri.net