Sot gara e ‘Tiranathlon’! Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

Sot gara e ‘Tiranathlon’! Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

foto ilustruese TIRANË- Sot, Tiranë pret garën sportive 'Tiranathlon', e cila do të zhvillohet pranë Liqenit të Farkës dhe do të përfshijë disiplinat e notit, çiklizmit dhe vrapimit. Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit, do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa akse të kryeqytetit. Pak ditë më parë, Policia e Tiranës njoftoi planin e masave, sipas të cilit, kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në 13:00. Sipas masave të përcaktuara nga Bashkia e Tiranës, kufizimet do të prekin kryesisht zonën nga Farka dhe TEG-u në drejtim të Shkozës. Disa linja të transportit urban do të devijohen ose pezullohen përkohësisht gjatë zhvillimit të garës, ndërsa qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha...