Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama

Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama

Reagimi i Tedi Blushit: Si sot, dy vite më parë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lideri i forcës së dytë opozitare në vend, u rrëmbye nga banditë të maskuar dhe të armatosur, përmes një operacioni kriminal të urdhëruar nga Edi Rama dhe të vënë në jetë nga Ergys Agasi, Ilir Proda dhe Vilson Bala. Sot dy vite nga ai rrëmbim mafioz (i çertifikuar si i tillë edhe me vendim gjykate) që tronditi opinionin vendas dhe ndërkombëtar, Prokuroria politike ende nuk na përfunduar hetimet për këtë akt terrori shtetëror. Ende pas dy vitesh nuk ka autor dhe nuk ka përgjegjës. Sot dy vite, që Ilir Meta mbahet në izolim ekstrem, me zero prova penale kundër tij, thjesht dhe vetëm si kundërshtar politik i Edi...