Sot dita e 105-të e protestës, në shesh edhe shqiptarët e diasporës: Rama jepe dorëheqjen!

Sot dita e 105-të e protestës, në shesh edhe shqiptarët e diasporës: Rama jepe dorëheqjen!

Protestuesit pjanë mbledhur sot në ditën e 105-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe diaspora. Fillimisht të mbledhur në sheshin 'Skënderbej' protestuesit marshuan drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' për tu ndalur më pas para kryeministrisë ku do të mbajnë fjalimet e rastit. Me qindra emigrante Shqiptare te nisur nga Anglia tre ditë më parë, kanë hyrë në pikën kuftare te Morinit në Kukës për të marrë pjesë në protestën që këtë të shtunë hyn në ditën e 105-të. Emigrantët që po vijnë për të marrë pjesë në protestë shprehen se ka ardhur koha për t'i dhënë fund tranzicionit.