Sot/ Bylis- Besa supersfida e ditës, Dalipi e nis nga Peshkopia, Iliria-Flamurtari nesër…
Kategoria e Parë ndër më rivalizueset këto vitet e fundit, ka në axhendë sot 5 takime nga 6-të që parashikon kalendari i javës së tetë. Besa dhe Pogradeci të cilat bashkëkryesojnë me nga 13 pikë ndiqen aktualisht nga tre ekipe me vetëm një pikë më pak. Flamurtari, Kukësi dhe Iliria janë aty për të rrëmbyer fronin. Pa harruar Bylis që gjithnjë mbetet kandidat serioz për t’u rikthyer në Superiore. Ndërkaq do të debutojë në krye të Burrelit në transfertën e Peshkopisë trajneri elbasanas Klevis Dalipi. Për t’u parë se si do shkojë sfida e parë e Josës në shtëpi si trajner i parë por dhe qasja e sfidantit të sotëm Sopotit kur së fundi edhe atje trajneri Hallaçi është kontestuar nga tifozët e skuadrës. Sigurisht...
Burimi:
sportiim.al