Sot afati i fundit/ Haxhiu kërkon ‘sqarim’ nga Kushtetuesja: Kush i shpall zgjedhjet nëse shpërndahet Kuvendi ?

Sot afati i fundit/ Haxhiu kërkon ‘sqarim’ nga Kushtetuesja: Kush i shpall zgjedhjet nëse shpërndahet Kuvendi ?

albulena haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri. Zyra e Presidentes konfirmoi lajmin për Radio Evropa e Lirë, duke deklaruar se Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës. Në kërkesë kërkohet të përcaktohet se kush dhe në çfarë mënyre mund t’i ushtrojë kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, në rast se presidenti i ri nuk është zgjedhur. “Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas...