Sot, 31 vite nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës, i biri: Nuk kërkojmë gjakun e tij, por trupin! Berisha dhe Rama…
Në 31-vjetorin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës, djali i tij, Ardian Hoxha, ka dalë me një deklaratë të fortë publike, duke akuzuar ish-presidentin Sali Berisha për përgjegjësi politike në ngjarjen e vitit 1995, ndërsa kritikon kryeministrin Edi Rama për mungesën e veprimeve konkrete për gjetjen e eshtrave të babait të tij. Në deklaratën e shpërndarë nga Prishtina, në emër të familjes Hoxha, ai kujton se më 21 tetor 1995, Remzi Hoxha u rrëmbye nga vendi i punës në Tiranë nga persona të lidhur me Shërbimin Informativ Kombëtar (SHIK), ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. Sipas Ardian Hoxhës, familja ka 31 vite që kërkon vetëm një përgjigje nga shteti shqiptar: vendndodhjen e eshtrave të babait. “Më 21 tetor 1995, babai im, Remzi...
Burimi:
javanews.al