Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Kryeministri Albin Kurti u takua me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Paris. Kurti edhe këtë takim e zhvilloi në margjinat Forumit të Paqes në Paris, në të cilin po merr pjesë. Për këtë takim njoftoi vetë Sorensen në X. Ai e cilësoi si shkëmbim të mirë mendimesh me kryeministrin Kurti pas formimit të institucioneve. ”Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, shkroi Sorensen.