Sophie Adenot nis kthimin në Tokë pas 235 ditësh në hapësirë
Astronautja franceze Sophie Adenot nis sot kthimin në Tokë, pas 235 ditësh të kaluar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), rreth 400 kilometra mbi sipërfaqen e planetit. Gjatë misionit të saj në orbitë, Adenot realizoi edhe tri dalje në hapësirën e hapur, duke qëndruar gjithsej afro 20 orë jashtë stacionit. Pas kthimit në Tokë, astronautja do t’i nënshtrohet një programi rikuperimi që pritet të zgjasë disa javë. Përshtatja e plotë e organizmit me kushtet tokësore mund të kërkojë edhe disa muaj, pasi trupi duhet të rikthehet gradualisht pas një qëndrimi të gjatë në mikrogravitet. Qëndrimi prej 235 ditësh në orbitë e ka bërë Adenot rekordmene për qëndrimin më të gjatë të pandërprerë në hapësirë nga një astronaut europian./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com