Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë në San Marino, me objektivin e qartë për të marrë fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. Pas suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen hapëse, kuqezinjtë kërkojnë të vijojnë me një tjetër rezultat pozitiv dhe të synojnë ngjitjen në Divizionin B. Edhe statistikat në transfertë japin arsye për optimizëm. Kuqezinjtë kanë fituar tre nga katër ndeshjet e fundit jashtë fushe, të gjitha me rezultatin 0-1. Një fitore me më shumë se një gol diferencë do të ishte e para në transfertë që prej qershorit të vitit 2023. Përballë do të jetë San Marino, kombëtare modeste në letër, e cila vjen pas një humbjeje të rëndë 7-0 në shtëpi ndaj Finlandës. Përfaqësuesja nuk fiton prej 15 ndeshjesh radhazi, me...