Sonte Austri-Kosovë, Dardanët synojnë fitoren e dytë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Vjenë përballet me Austrinë, në sfidën e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Dardanët në duel me austriakët hyn pas fitores ndaj Irlandës (1-0), tri ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’. Kombëtarja jonë dje ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me austriakët, këta të fundit konsiderohen favorit të grupit. Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Franco Foda, në konferencën e fundit para duelit me Austrinë, ka thënë se është i vetëdijshëm për sfidën që e pret, por sipas tij, Kosova është përgatitur për një ndeshje të tillë. “E kemi analizuar lojën e tyre. I njoh disa lojtarë që kanë luajtur kur isha unë. E di çfarë na pret. Austria luan në mënyrë agresive, bën presion të lartë,...
Burimi:
kultplus.com